Policia e Kosovës

Vjedhje e rëndë në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Zveçan.

Sipas raportuesit, persona të panjohur kanë nxjerrë nga objekti dy kutia dhe një arkë dhe i kanë thyer ato.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Zveçan/ 18.07.2024 – 12:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur nga objekti kanë nxjerrë dy kutia dhe një arkë dhe i kanë thyer ato. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë përkatëse policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| Hoti: Ka përkeqësim enorm të buxhetit, janë dyfishuar subvencionet e përgjysmuar investimet kapitale