Vjedhje e rëndë

Vjedhje e rëndë në Gllamnik të Podujevës, hajnat futën brenda një depoje ndërtimore

Në Gllamnik të Podujevës ka ndodhur një vjedhje brenda një depoje ndërtimore.

Policia ka njoftuar se persona ende të panjohur kanë arritur që të vjedhin pajisje elektronike dhe para të gatshme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar të dielën në orën 00:10, në një depo ndërtimore, nga persona ende të pa njohur janë vjedhur pajisje elektronike si dhe para të gatshme. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit”, thuhet në raporton e policisë së Kosovës.