Vjedhje e rëndë në Fushë-Kosovë: Plaçkitet kasafora me gati 8000 euro brenda saj

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Fushë-Kosovë, ku është plaçkitur kasaforta me gati 8000 euro brenda saj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, njofton se rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00.

Policia nuk raporton për persona të arrestuar, dhe për rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Njoftimi i policisë:

Fushë Kosovë 15.11.2020 – 23:00. Raportohet se persona të panjohur sipas ankuesit kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kanë qenë 7,848.00 €. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe është njoftuar prokurori kujdestar.