Një grabitje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Tre persona me forcë kanë hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe kanë vjedhur gjëra.

Viktima ka telefonuar policinë për sulmin fizik ndaj saj dhe vjedhjen e disa stolive të arit e dy telefonave.

Viktima gjithashtu ka pranuar tretman mjekësor.