Vjedhin para në stacion të autobusëve, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi kishin vjedhur një çantë krahu në të cilën kishte 15 euro para të gatshme.

Sipas Policisë, dje kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të njëjti kishin kryer edhe një vjedhje në stacionin e autobusëve në Pejë, ku nga arka kishin marrë 120 euro para të gatshme.

Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur sasi e vogël e narkotikëve të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

loading…