Vjedh 140 mijë dollarë nga shefi i tij dhe pastaj i humb të gjitha në kazino

Kumari mund të ju shpie në shumë situata të pakëndshme. Ndoshta ndonjëherë nerrni më shumë se sa që keni luajtur, porn ë të shumtën e rasteve mund të humbi një shumë të madhe të të ardhurave.

Është një situatë mjaft e keqe kur janë apratë e juaja në pyetje, por është edhe më keq kur paratë janë të dikujt tjetër.

Kjo është storia qesharake e një turisti japonez i cili është burgosur pasi ka marrë 140 mijë dollarë nga shefi i tij dhe pastaj i ka humbur të gjitha në kazino.

Takuro Yanagida ishte në Melbourne me shefin e tij. 23 vjeçari arriti të marrë çelësin e valixhes së shefit të tij që kishte një shumë të amdhe të parave.

Pastaj ai i morri paratë dhe u drejtua për në kazino, ku kaloi një natë të çmendur. Ai i humbi të gjitha paratë në katër orë.

Yanagida në fillim mohoi fajin, por kazino në fjalë ia mundësoi gjykatës kyçjen në kamerat e sigurisë të tyre ku tregoj e gjithë ngjarja.

Tani ai po kalon ditët në paraburgim deri në vendmin përfundimtar të gjykatës.