“Vizitë pune”| Del fotoja nga takimi Kurti-Erdogan

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sot po qëndron në Turqi, ku është takuar edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Tashmë Presidenca e Turqisë e ka publikuar fotografinë nga takimi, që ka filluar në ora 17:30 sipas kohës lokale në shtetin turk.

Sipas njoftimit të Presidencës turke, takimi është në kuadër të një vizite pune të kryeministrit Kurti. Sipas një njoftimi të mëparshëm, Kurti dhe Erdogan parashihet të kenë edhe një konferencë të përbashkët para mediave.