Vizitat në muze, së shpejti në recetat e mjekëve!

Ndoshta nuk është gjëja e parë që prisni që doktori t’ju përshkruajë pas një vizite mjekësore.

Por pacientët në Kanada së shpejti do të jenë në gjendje të marrin udhëtime falas në muze, nëse po luftojnë me çështjet e shëndetit mendor, njofton Klan Kosova.

Rreth 100 mjekë janë regjistruar në një proces analize, që besohet të jetë i pari në botë, në partneritet me Muzeun Montreal të Arteve të Bukura.

Nathalie Bondil, drejtoreshë e MMFA, beson se udhëtimet kulturore përfitojnë shëndet në një mënyrë të ngjashme sikurse të ushtroni.

“Eksperienca kulturore do të përfitojë shëndet dhe mirëqenie, ashtu si edhe angazhimi në sport kontribuon në palestër”.

Shoqata frankofone e mjekëve në Kanada është prapa projektit së bashku me MMFA, e cila nis muajin e ardhshëm, njofton Klan Kosova.