Ish-presidenti, Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë për vizitë tek babai i tij i cili ndodhet i shtrirë në QKUK. Thaçi nën shoqërinë e forcave të EULEX-it u soll rreth orës 11:00 në QKUK.

Ai u prit me thirrjet “UÇK-UÇK”, ndërsa përshëndeti me dorë edhe qytetarët që ishin mbledhur për të.

Tashmë kur janë bërë tri orë që kur Thaçi po qëndron brenda QKUK-së, numri i qytetarëve që po presin për ta parë ish-presidentin nga afër, veçse është rritur.

Krahas qytetarëve, aty është parë edhe vëllai i tij, Gani Thaçi.

@ballkani.info

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkon ta vizitojë babain në spital

♬ original sound – Ballkani.info