Vizita në Kosovë, pas Osmanit, Escobar i shkon në zyrë Kurtit

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Escobar takimet në Prishtinë do t’i nisë me presidenten Vjosa Osmani, takim ky që pritet të zhvillohet në orën 08:45.

Pas takimit me Osmanin, Ecsobar do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi pritet të ndodhë në orën 9:50, sipas njoftimit nga kryeministria.

Escobar  gjatë ditës do të ketë takim edhe me krerët e partive opozitare merr vesh Gazeta Online Reporteri.net.

Takimi pritet të zhvillohet në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Kujtojmë se Escobar kishte mbledhur në një darkë pune krerët e partive opozitare edhe gjatë muajit gusht.

Detaje të tjera rreth vizitës së tij në Kosovë nuk janë dhënë.https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Gjatë javës së kaluar për vizitë në Kosovë qëndroi edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak./Reporteri.net