Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, pritet që të vizitojë sot Prishtinën, ku do të takohet me të gjithë liderët politikë.

Zyra e BE’së në Kosovë përmes një komunikate për media publikuar detaje nga vizita e emisarit.

Nëse njoftom thuhet se Lajcak do të qëndrojë sot në Prishtinë e këtu do të takohet me të gjithë udhëheqësit politik si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Tutje, bëhet e ditur se Lajçak do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor deri me datë 15 tetor, e se i njëjti do të vizitojë edhe Serbinë.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim.