Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Prishtinë. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Për këtë vizitë të Kurtit në SHKK i ka radhitur disa pyetje shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“A e ka pyetur [Kurti] ministren e vet: Pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit?”, shkroi Gashi.

Postimi i plotë:

Meqenëse Albin Kurti e paska vizituar Shërbimin Korrektues të Kosovës, a e ka pyetur ministren e vet:

Pse kanë ndodhur gjithë këto arratisje kohët e fundit?

Pse janë ndryshuar rregulloret për trajtimin e të burgosurve?

Cili është ndikimi i këtyre ndryshimeve në arratisjet e ndodhura?

Sa ka dorë krimi i organizuar në ndryshimin e këtyre rregulloreve?

Pse në burgje të sigurisë së ulët (apo gjysmë të hapur) mund të dërgohen persona që u kanë mbetur deri në 10 vite të dënimit të pa kryer, kur më parë ka qenë 2 deri në 3 vite të dënimit të mbetur?