Mbrëmë në fshatin Verban të Vitisë është arrestuar një person i dyshuar, i cili derisa po festonte në një lokal, kishte shtënë në ajër me armë me gaz.

Patrulla policore në vendin e ngjarjes e ka konfiskuar armën si dhe pesë gëzhoja kalibër i panjohur.

I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit, me vendimin e prokurorit u lirua.