Vitia tregon për plotësim ndryshimin e ligjit që ekziston, ja çka parashohin masat e reja

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, tha se do të merren masa me karantinimin e zonave të veçanta, e cila do të bëhet në koordinim me kryetarët e komunave.

“Disa masa që do të merren për një komunë, nuk domethënë se do të mirren edhe në komunat e tjera”, tha Vitia në konferencën e mbajtur në Aeroportin e Prishtinës, ku Turqia i ka dhuruar Kosovës një kontigjent me pajisje mjekësore.

Vitia po ashtu bëri të ditur se në koordinim me Kuvendin e Kosovës, përkatësisht kryetaren, Vjosa Osmani, do të bëjnë plotësim ndryshimii ligjit që ekziston.