Vitia: S’mund të japim asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se shteti s’mund të japë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit, duke thënë se komisioni i themeluar për këtë çështje është nën betim.

Në një konferencë për media të premten në mbrëmje, duke mohuar raportimet se ai ka neglizhuar një kontratë për sjelljen e vaksinave të “Pfizerit” në Kosovë, Vitia ka deklaruar vetëm se “është i kënaqur me punën e komisionit dhe progresin e arritur deri tani”.

Ai ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve duke “hetuar ata që po dëmtojnë procesin”.