Prezantimi

Vitia prezanton për herë të parë procedurën e re kirurgjike VATS

Ministri i Shendetsisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se është prezantuar për herë të parë procedura e re kirurgjike VATS në sistemin publik.

Vitia theksojë se VATS është procedurë kirurgjike mini invazive, metodë që zë vend kudo në intervenime ngase ofron siguri cilësi në ndërhyrjet operative.

Postimi i plotë:

 Për herë të parë procedura e re kirurgjike VATS në sistemin publi

Për të na prezantuar shërbimin e ri në kirurgjinë torakale, së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi u pritëm sot nga Drejtori i klinikës së kirurgjisë torakale Dr. Nazmi Kolgeci.

 VATS është procedurë kirurgjike mini invazive, aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime ngase siguron cilësi  në ndërhyrjet operative.

Më herët rastet e pacientëve janë dërguar jashtë vendit. Tani e tutje ato do të kryhen brenda sistemit tonë.

Trajtim jashtë vendit dhe kostoja për këtë trajtim është 35 mijë euro.

Vlera e këtij investimi në aparturë moderne është rreth 250.000 euro. E shpenzimet vjetore më herët për trajtimin jashtë vendit të pacientëve kanë qenë 700 mijë euro.

Falenderova stafin për përkushtimin dhe efikasitetin e treguar. Në veçanti Dr. Xhevdet Ademaj, mjek në Gjermani me mbështetjen që po jep në shërbim të kësaj procedure.

Vijojmë me pajisje bashkëkohore e shërbime të reja për sistemin publik.