Vitia për vaksinat: Informatat e publikuara janë të pjesshme, nuk tregojnë të vërtetën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë të pjesshme, raportimet e rrjedha së fundmi ku pretendohet se ai nuk ka nënshkruar kontratën ku do të siguroheshin vaksinat antiCOVID për kosovarët.

Sipas tij ato nuk tregojnë madje të vërtetën, dhe për një gjë të tillë insiston se është komisioni për këtë çështje, të cilën e quajti ekip profesionale, njofton Ballkani.Info.

”Jemi përfshirë në kohën e fundit në një diskutim publik, i cili është i kufizuar nga një nivel i lartë i konfidencialitetit e që nuk është përcaktuar nga ne dhe është njësoj në secilin vend të botës që po kalon në këtë proces”.

”Shkelja e këtij konfidencialiteti, rrezikon negociatat e për pasojë edhe shëndetin publik të qytetarëve tanë. Andaj kërkojmë edhe besimin edhe durimin e të gjithë juve”.

”Jam i vetëdijshëm që është shumë për të kërkuar sepse mjaft kemi pritur. Por ajo që mund të garantoj është se ekipi negociues për sigurimin e vaksinave është ekip professional, i fokusuar dhe ka bërë progres të konsiderueshëm”.

”Çdo veprim i imi e sidomos i Komisionit është në përputhshmëri me ligjin. Për këtë do të bindeni së shpejti”.

”Siç e thash edhe të premten: Unë nuk mund të jap detaje të këtyre negociatave, sepse procesi i negocimit është i mbrojtur”.

”Informatat e publikuara janë informata të pjesshme të cilat nuk e tregojnë të vërtetën. Publiku tashmë ka marrë edhe një përgjigjie direkte nga kompania, por asaj përgjigjie as sonte fatkeqësisht asgjë nuk kam për t’i shtuar”.