Vitia për ikjen e mjekëve: Përveç largimit nga Kosova, po lënë edhe spitalin publik për atë privat

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka folur edhe per ikjen e mjekëve nga vend.

Vitia tha se kur kërkesa është e madhe dhe oferta është e vogël kemi një situata të tilla.

Ai shtoi se përveç ikjes se mjekëve në vende e tjera, problem shqetësueses është edhe ikja e mjekëve nga spitalet publike në ato private.

“Fatkeqësitë kur kërkesa është e madhe dhe oferta është e vogël kemi situata të tilla. Përveç ikjes së mjekëve nga Kosova në vende e huaja kemi edhe një problem që disa profesion që janë deficitar po kalojnë në privat. Kjo po ndodh për shkak të numri të vogël të tyre dhe kërkesës së madhe që po u bëhen po ashtu ka kërkesa shume joshëse që i bindin të kalojnë nga sistem publik në atë provat”, tha Vitia.

Tutje, ministrit tha se së bashku me Ministrinë dhe bordin për shkollimit specialistik janë duke planifikuar një plan që kjo dukuri mos të ndodhë.

“Jemi duke munduar t’i bindim me insentiva të ndryshe që të rrinë mos te ikin dhe viteve ne vazhdim të mos i kenë të njëjta probleme qe i kemi ne sot me vendimet paraprake”, tha Vitia.