Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë me gazetarë ka folur për vdekjen e 26 vjeçarit, i cili humbi jetën tragjikisht në qendrën e studentëve, duke kërcyer nga kati i V-të raporton ballkani.info

Vitija ka theksuar se ai është thellë i prekur nga rasti i 26 vjeçarit nga Gjilani.

I pari i Shëndetësisë, ka theksuar se masat e ndërmarra nga MSH-ja janë bërë bazuar në kërkesat e ekspertëve të fushës.

Ai është zotuar se do të zbardhet ky rast deri në detajin më të vogël.

“Shfrytëzoj rastin ta ftoj Prokurorinë që ta marrë me prioritet këtë rast”, tha ai.

Ai ka kërkuar që të priten hetimet për këtë rast, e jo të bëhen deklarime të ngutshme. /Ballkani.info/