Vitia mirëpret heqjen e ndalesës së eksportit të pajisjeve mjekësore për Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, është takuar me ministrin në detyrë të Integrimeve Evropiane Blerim Reka, nga i cili është informuar për vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e ndalesës së eksportit të pajisjeve mjekësore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë në një status në Facebook se ky është një vendim i shumëpritur, pasi tani e tutje do të ketë më shumë lehtësi për të kryer furnizimet e nevojshme për pacientët dhe qytetarët në luftën kundër përhapjes së COVID-19 në Kosovë.

Deri mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar 604 raste me koronavirus.