Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja Arben Vitia i ka thënë kundërkandiatit të tij nga radhët e LDK-së, Përparim Rama se nuk e kupton sistemin shëndetësor në Kosovë.Kandidati Rama e pyeti Vitinë se për sa kohë mund të implementohet Sistemi Informativ Shëndetësor.

“Mendoj brenda një vit e gjysmë deri në dy vite maksimumi. Mirëpo z. Rama po shihet që ju nuk e kuptoni gjithë jo vetëm sistemin shëndetësor tek ne…”tha Vitia.

Tutje reagoi kandidati Rama duke thënë se “Unë për atë që s’e kuptoj po ju pyes juve, po më intereson se ju jeni ministër i Shëndetësisë”.

Vitia ia ktheu se nuk është ministër i Shëndetësisë.