Vitia: Deri në fund të vitit, nga Pfizer priten të vijnë 1 milion e 200 mijë vaksina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me marrëveshjen e arritur me kompaninë “Pfizer” pret që në Kosovë deri në fund të vitit të arrijnë 1.2 milionë doza të vaksinës anti-COVID nga kjo kompani.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia ka thënë se në shumë pyetje s’i lejohet të përjgigjet për shkak të marrëveshjes me “Pfizerin”.

“Duhet të kuptoni një gjë. Për shkak shumë termave të konfidencialitetit që kemi nënshkruar, s’mund të japim shumë detaje. Mirëpo, deri në fund të vitit nga kompania “Pfizer” pritet të arrijnë mbi 1.2 milionë vaksina”, ka thënë ai.

Sipas tij, deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e kosovarëve.