Viti i Ri në Prishtinë: Të gjithë në shtëpi, vetëm Policia në shesh

Prishtina është ndriçuar nga fishekzjarrë që e kanë paralajmëruar ardhjen e Vitit të Ri 2021.

Pandemia ka bërë që në sheshet e kryeqytetit të mos shihet asnjë qytetarë përveç numrit të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Numër i madh i prestarëve të policisë së Kosovës kanë patrulluar shesheve të Prishtinës, për të monitoruar respektimin e masave anti-Covid në prag të vitit të ri.

Për dallim nga vitet e kaluar kur shumë qytetarë ndërrimin e motmoteve e kanë pritur në shesh, sivjet kjo është pamundësuar për shkak të pandemisë.

Pas festimeve në Zelandë të Re dhe fqinjët e saj oqeanikë, Australisë më pas, viti i ri ka trokitur edhe në vendet aziatike dhe evropiane.