Ylli i Barcelonës

Viti i Ri, Messi i vjetër (Video)

Gjatë seancës së parë stërvitore të Barcelonës për vitin 2019, ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e shfaqi menjëherë talentin e tij duke ia futur nën këmbë topin bashkëlojtarit të tij.

Lojtarët e Barcelonës ishin grumbulluar në një rreth duke ia pasuar topin njëri-tjetrit, përderisa dy futbollistë ishin në mes të rrethit dhe tentonin ta rrëmbenin topin. Kur ata i bënë presion Messit për t’ia marrë topin, argjentinasi reagoi i qetë, duke ia futur topin nën këmbë,

Kapiteni i Barcelonës e përfundoi vitin 2018 me 51 gola të shënuar, dy më shumë se rivali i tij, Cristiano Ronaldo. Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ai i shënoi 15 gola në vetëm 15 ndeshje të La Ligës, si dhe gjashtë gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e luajti ndeshjen e fundit të vitit 2018 më 22 dhjetor, kundër Celta Vigos në La Liga. Pas kësaj ndeshjeje, Messi dhe bashkëlojtarët e tij shkuan për pushime për festat e fundvitit.

Ata u kthyen dje në Barcelonë, ku edhe filluan seancat e para stërvitore, pasi që më 7 janar do të zhvillohet ndeshja e parë e vitit të ri, kur katalanasit të përballen me Getafen.