Kosova përjetoi ëndrrën në kualifikueset e Europianit.

2019-ta ishte gjithashtu viti i përfaqësueses së Kosovës. “Dardanët”, pas figurës së mirë në grupin e tyre të Ligës D në Nations League, ku siguruan pjesëmarrjen në fazën play-off të Ligës së Kombeve, bënë paraqitje të shkëlqyera edhe në Grupin A të kualifikueseve të Europianit, duke e mbyllur në vendin e 3-të me 11 pikë, pas Anglisë dhe Republikës çeke. Skuadra e Bernard Challandes la pas kundërshtarë si Bullgaria dhe Mali i Zi dhe madje luftoi për të siguruar kualifikimin direkt në Euro 2020 nëpërmjet elimintoreve, gjithsesi Kosova do ta ketë edhe një shans tashmë në fazën play-off të Nations League.

Feronikeli kampion i Kosovës për herë të tretë në histori

Në Ipko Superligën e Kosovës, Feronikeli fitoi për herë të 3-të në historinë e tij kampionatin duke siguruar edhe për herë të parë pjesëmarrjen në Champions League. Me Zekirija Ramadanin në krye Feronikeli mposhti konkurrencën e Prishtinës dhe Llapit ndërkohë që në Europë arriti të kalonte turin paraeliminator të Championsit, megjithatë u eliminua më pas nga The New Stations në turin e parë të Champions Leagues dhe nga Slovan Bratislava në turin e 2-të të Europa Leagues.