“Viti i dytë”, Gold AG tregon se po i ecin mirë studimet për gazetari

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, vitin e kaluar nisi studimet në një nga kolegjet private në Kosovë.

Ai është duke studiuar degën e gazetarisë dhe komunikimit masiv.

Reperi duket se ka qenë i suksesshëm në vitin e parë të studimeve, teksa ka bërë të nisur se sapo ka nisur vitin e dytë.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, reperi nga Presheva mund të shihet i buzëqeshur në një fotografi të publikuar nga brenda ambienteve të kolegjit ku po studion.

Foto: Gold AG/Instagram

“Viti i dytë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, duke konfirmuar kështu se ka kryer me sukses vitin e parë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi është i njohur për një numër të madh këngësh hip-hop, kryesisht me motive patriotike.

Aktualisht projekti i tij i fundit muzikor mbetet kënga “Kuksi”, e cila është pritur mirë nga fansat e tij.