Viti: E rrah një person pas një mosmarrëveshjeje, arrestohet

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dje në orën 16:30, në Viti pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur një person, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marr trajtim mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e tij, shkruan Ballkani.info.

I dyshuari ka tentuar të largohet nga vendi, por është arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën e kufirit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes. /Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Viti 27.08.2019-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K/Shqiptar, e ka goditur viktimën duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. I dyshuari është ndaluar në pikën e kufirit duke tentuar ta kalojë kufirin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

loading…