VITI AKADEMIK NË RELACION ME STUDENTËT DHE SHËNDETI ORAL GJATË PANDEMISË COVID-19

          Marcus Tullius CICERO: “Salus populi suprema lex esto”          

                   (“Shëndeti i njerëzve është ligji suprem”)

Shkruan: Prof. Dr. Ferit Koçani

Coronaviridae – shok i vjetër, armik i ri!  Coronaviruset (CoVs), të njohura që nga viti 1960, mund të infektojnë dhe shkaktojnë sëmundje si në kafshë ashtu edhe në njerëz.

Përhapja recente e sindromës së rëndë akute respiratore Sars-CoV-2, sëmundje infektive  Covid-19, ka shkaktuar shqetësim global të shëndetit publik. Pavarësisht nga përpjekjet globale për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, shpërthimi është ende në rritje për shkak të modelit të përhapjes së komunitetit të këtij infeksioni.

Coronavirusi i përket familjes Coronaviridae, ARN virus pozitiv. Kjo familje e viruseve është zoonotike dhe transmetohet nga kafshët te njerëzit. Këto përfshijnë sindromin e rëndë akut respirator coronavirus (SARS-CoV), të identifikuar së pari në vitin 2002, dhe sindromën respiratore të Lindjes se Mesme, coronavirus (MERS-CoV), të identifikuar së pari në vitin 2012. Ka dëshmi se ky coronavirus i ri ka ngjashmëri me speciet e coronavirusit të gjetur në shtazë, duke konfirmuar natyrën zoonotike te kësaj sëmundje të re virale. Gjenomi i coronavirusit ka ngjashmëri të ngushtë me beta-coronaviruset tjerë si SARS-CoV dhe MERS-CoV. Rekombinimi i ARN i virusit duket se është adaptim për të përballuar dëmtimin e gjenomit. (5,6)

Grupi për Hulumtime të Coronavirusit i Komitetit Ndërkombëtar për Taksonominë e Viruseve i ka dhënë asaj emrin shkencor SARS-CoV-2, edhe pse është  quajtur publikisht me term COVID-19. Ky virus së pari u identifikua në provincën kineze Hubei, në dhjetor të viti 2019. Më 30 Janar 2020, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH/WHO) shpalli përhapjen globale si pandemi të SARS-CoV-2 dhe sëmundjen e saj shoqëruese (COVID-19) si emergjencë shëndetësore publike me një normë të përgjithshme vdekshmërie të njohur aktualisht të jetë deri në 5.22% në nivel global.

Në trupin e njeriut coronavirusi (SARS-CoV-2) është jashtëzakonisht i pranishëm në sekretimet nazofaringeale (hundë dhe fyt) dhe pështymën e pacientëve të prekur. 

Prandaj, bazuar në të dhënat epidemiologjike aktuale, coronaviruset përhapen përmes sperklave të mëdha gjatë frymëmarrjes (gjatë të folurit, kurse kolla dhe teshtima nxjerrin edhe më shumë sperkla), përmes kontaktit të drejtpërdrejt, por gjithashtu dyshohet edhe për mënyra tjera.

Profesionistët shëndetësor, përfshirë stomatologët, mund të jenë në kontakt me pacientë me infeksion të dyshuar ose të konfirmuar SARS-CoV-2, në këto raste duhet të veprojnë me kujdes të shtuar për mbrojtje personale dhe në të njëjtën kohë të parandalojnë përhapjen e infeksioneve nozokomiale.

Coronavirusi human 229E, me burim nga Llama, (Familja  Camelidae, shtazë shtëpiake nga Amerika Veriore) para vitit 1960. Viruset, të njohura që nga ajo kohë, mund të infektojnë dhe shkaktojnë sëmundje si te kafshët po ashtu edhe te njerëzit. Te njeriu ishte manifestuar si “ftohje e lehtë”.

Viruset e kësaj familje u identifikuan për herë të parë te njerëzit nga sekrecionet e hundës të pacientëve me “ftohjen e zakonshme”. Katër Coronavirus janë të njohur, e që shkaktojnë infeksione të lehta të individët me imunitet normal të ngjashëm me “gripin” e zakonshëm.

Karakteristikat Epidemiologjike

Kontakti direkt me sekretet nazofariengeale, pështymën dhe gjakun në gojë.

Bartja e infeksionet mund të ndodh edhe përmes shpimit me instrumente të mprehta ose kontaktit të drejtpërdrejtë midis mukozës dhe duarve të kontaminuara. Studimet kanë treguar praninë e SARS-CoV-2 në pështymë dhe feces/jashtëqitje të pacientëve të infektuar (fekalo-orale).

SARS-CoV-2 mund të lidhet me receptorët e enzimës konvertuese të angiotenzinës 2, të cilat janë shumë të përqendruara në gjëndra pështymore, ky mund të jetë shpjegim i mundshëm për praninë e SARS-CoV-2 në pështymë. Prandaj, ekziston potencial i lartë për transmetimin e COVID-19 përmes aerosolit, dhe rrugëve fekalo-orale, në fakt mund të kontribuojnë në përhapjen nosokomiale të infeksionit.

Për shkak të karakteristikave unike të procedurave gjatë intervenimeve stomatologjike mund të gjenerohet numër i madh i sperklave dhe aerosoleve, masat standarde mbrojtëse në punën e përditshme klinike nuk janë mjaftueshëm efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, veçanërisht kur pacientët janë në periudhën e inkubacionit, nuk janë të vetëdijshëm se janë të infektuar ose  zgjedhin të fshehin infeksionin e tyre

Bazuar në njohuritë e publikuara deri më tani, koha e mbijetesës dhe kushtet që ndikojnë në qëndrueshmërinë e Sars-CoV-2 (Covid-19) në mjedis aktualisht nuk dihen. Rezultatet e hulumtimeve të deritanishme dëshmojnë se SarsCoV virusi mund të mbijetojë disa ditë në mjedis, kurse MersCoV mund të mbijetojë më gjatë se 48 orë në temperaturë (20o C) mesatare të dhomës në sipërfaqe të ndryshme.

Në fakt, SARS-CoV-2 mund të qëndroj në sipërfaqet e kontaminuara për disa orë deri në disa ditë, në varësi të llojit të sipërfaqes (druri, metali, kartoni/letra ose plastika), temperaturës në ambient dhe lagështisë së mjedisit.

Rekomandime për Menaxhim

Në janar të vitit 2020, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë evidentoj COVID-19 në kategorinë e sëmundjeve infektive të grupit B, i cili përfshin SARS dhe Kolerën.

IKSHP i sugjeron profesionistëve të kujdesit shëndetësor aplikimin e masave mbrojtëse sikurse për KATEGORINË JASHTËZAKONISHT INFEKTIVE.

Rekomandohen vetëm rastet e emergjencës dhe urgjencës me zbatim të protokolit  dhe masave plotësuese duke zbatuar kontrollin e cilësisë së infeksionit .

Nën premisën e masave adekuate mbrojtëse, të gjitha intervenimet stomatologjike evidentohen çdo ditë, pacientëve dhe personave shoqërues të tyre u kërkohen të dhëna kontaktuese.

Meqenëse, që nga 20 marsi i këtij viti, QKSUK punon nën masa të rrepta dhe të sakta të përshkruara dhe rekomanduara për masat preventive gjatë punës klinikë me pacientë, përditësimi sipas situatës aktuale epidemiologjike për kontrollin e infeksionit kanë dhënë rezultate në aspektin e menaxhimit duke trajtuar vetëm rastet emergjente dhe urgjente.

Aktualisht në klinikat e QKSUK të gjitha rastet e trajtuara më parë si emergjente tani janë duke u trajtuar në mënyrë elektive sipas patologjisë në klinika përkatëse. Kjo mënyrë e menaxhimit nga emergjente (njësia e triazhimit vazhdon të ofron shërbime emergjente) në elektive (sipas patologjisë në klinika adekuate stomatologjike) rezulton të jetë e suksesshme në shumë aspekte.

Së pari, deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast në personelin shëndetësorë i bartjes së infeksionit nga pacientët e trajtuar, si dëshmi e përfilljes së masave preventive epidemiologjike.

Kjo mënyrë e menaxhimit është dëshmuar si e suksesshme në shumë aspekte: kontrolli i cilësisë së infeksionit, shmangja nga kryqëzimi i infeksionit, racionalizimi i përdorimit të mjeteve për mbrojtje personale, racionalizim të angazhimit për stafin shëndetësorë, shmangie ka qëndrimi i gjatë i pacientëve në dhomë pritjeje, informim të çartë për mënyrën e sjelljes së pacientëve gjatë qëndrimit në hapësira klinike, matja e temperaturës dhe dezinfektimi i duarve, informacionet shtesë për pacientët se kurë do të vazhdohet me trajtim të më tejmë.

Situata aktuale epidemiologjike në QKSUK, me paraqitjen e rasteve të para pozitive me CoVid -19 dhe të konfirmuara nga IKSHP në personelin shëndetësor janë raste të importuara nga jashtë, nga eksponent brenda familjeve të tyre.

Bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, në duhet të bëjmë zgjidhje të kujdesshme për të mbrojtur shëndetin e komunitetit tonë dhe komuniteteve më të gjera që i përkasim. Përvoja e deritanishme e mësimdhënies në distancë, pa ndërprerje të procesit mësimor, mund të na shërbej si pikënisje kreative për alternativat e mësimit praktik me prezencë IN PERSON.

Në këtë aspekt, rekomandimet e IKSHP, Fakulteti i Mjekësisë, Rektorati i UP, Qendra e Studentëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duhet ndërvepruar dhe përshtatur me situatën aktuale duke iu mundësuar studentëve të Fakultetit të Mjekësisë qasje IN PERSON në punën e tyre praktike. Kjo nënkupton riorganizim për tërë vitin  e ardhshëm akademik 2020/21 që nga muaji tetor i këtij viti kalendarik.

Në aspektin shëndetësor dhe mësimorë, studentët duhet të fitojnë përvoja të mira të kujdesit të shtuar në situata epidemiologjike të këtilla, të kuptojnë ndërveprimin e faktorëve të rrezikut dhe aplikimin e masave preventive për të shmangur kryqëzimin e infeksionit, për më tepër duhet të kuptojnë burimin nosokomial/spitalor/ambulantorë të burimit të infeksionit.

Nga kjo perspektivë, normat epidemiologjike do të jenë norma edukative dhe arsimore  e mënyrës së sjelljes edhe e studentëve sepse janë pjesë e pandashme e sistemit edukativ dhe shëndetësorë sikurse edhe i tërë personeli brenda QKSUK me klinikat e saja përbërëse.

Kjo qasje e ekuilibruar në relacion pacientë, personel shëndetësorë dhe student është në shqyrtim, dhe me shumë kujdes po analizohet, në shumë universitete dhe kolegje në të gjithë botën, e që gjithashtu po përpiqen t’i përgjigjen kësaj situate aktuale.

Këto udhëzime paraqesin gjykimin tonë më të mirë, në këtë moment, rreth hapave praktik që të gjithë mund të ndërmarrim për të zvogëluar rrezikun për veten dhe për njëri-tjetrin. Përtej kësaj, kërkohet bashkëpunim i të gjithëve derisa nuk gjejmë një alternativë e cila i plotëson nevojat për të gjithë duke mos cenuar shëndetin dhe mësimdhënien. Meqenëse sfidat e ardhshme nga COVID-19 mund të prishin ekuilibrin mes burimit të infeksionit dhe masave parandaluese, duhet vazhduar me masa emergjente brenda klinikave stomatologjike, prandaj edhe studentët duhet të sjellën mbështetur në këto masave preventive.

Ne duhet të inkurajojmë të gjithë, mbështetur në kufizime epidemiologjike për të shmangur rrezikun, ruajtjen e shëndetit publik. Jemi të vetëdijshëm së këto vendime dhe shqetësimet për shëndetin publik edhe mund te përkeqësohen. Prandaj, hapat që po ndërmarrim për të mbrojtur shëndetin e publik janë sakrificë personale në dobi të përgjithshme.

Në këto momente pasigurie, studentët e stomatologjisë në veçanti duhet të kenë besim në vendimet tona si komunitetit i pandashëm për t’u bashkuar për të mirën e përbashkët.

Nevoja për menaxhimin e rrezikut, përveç që është detyrim ligjor për të siguruar mjedis të sigurt që nuk përbën rrezik për punëtorët shëndetësor dhe mjedisin, ka për synim sigurinë e pacientit

Menaxhimi i rrezikut në QKSUK siguron mjedis të disiplinuar dhe vendim-marrje aktive duke iu përshtatur situatave epidemiologjike gjatë aktiviteteve të ndryshme në institucionin shëndetësorë: bënë vlerësimin e vazhdueshëm, vlerëson potencialin e rrezikut në aspektin e probabilitetit, frekuencave dhe ashpërsisë së paraqitjes së rasteve edhe në QKSUK, relacionin kompleks në mes stafit mjekësor dhe pacientëve.

Duke qenë institucion në të cilin realizohet edhe procesi mësimorë, konform situatës aktuale epidemiologjike dhe shëndetit publik, faktorët ndërveprues duhet ndërmarrë veprime të zbatueshme edhe për studentë.

Puna praktike e studentëve të stomatologjisë  është e rëndësisë së veçantë,  ata duhet të fitojnë përvoja në diagnostifikim dhe sidomos shkathtësi ekzekutive në trajtimin e patologjive në dhëmbë dhe gojë.

Bazuar në këto të dhëna dhe konditat e reja epidemiologjike, të gjithë këta faktorë e risin shkallën e rrezikut dhe probabilitetin për kryqëzim të infeksionit, e bëjnë më të vështirë menaxhimin e kontrollit  cilësorë të infeksionit, më të vështirë shmangien nga kontakti dhe reduktimin e faktorëve të rrezikut.

Meqenëse, situate epidemiologjike aktuale dhe ashpërsia e frekuencave ditore të rasteve të diagnostifikuara me CoVid-19 është e lartë, deri në vënien në kontrollë dhe reduktimin e këtyre faktorëve të rrezikut, propozoj që të merret në konsideratë: provimet vlerësuese në afatin e rregullt të shtatorit të realizohen vetëm me teste përmbledhëse praktike dhe teorike; të bëhet planifikimi afatgjatë për realizim të mësimit teorik ON LINE për vitin e ardhshëm akademik 2020/21; prezencën e studentëve IN PERSON me grupe të vogla në ushtrime klinike; adaptim fleksibil i orarit të ushtrimeve klinike; kjo mënyrë fleksibile e orarit dhe ndërveprimit do të reduktonte qëndrimin “pa nevojë” të studentëve në hapësirën klinike, do të redukton kontaktin dhe shmang kryqëzimin e infeksionit në masë të konsiderueshme; i tërë personeli shëndetësorë, po ashtu edhe studentët, duhet të jenë nën masa adekuate mbrojtëse.