“Viti 2202” në Ulqin, fajin ia lënë fëmijëve

Në qytetin e Ulqinit dje ka ndodhur një dekorim i çuditshëm, në vend se të shënohej se po hyjmë në vitin 2022, ata shkuan shumë më larg në vitin 2202.

E krejt ky gabim sipas sekretarit të Drejtorisë së Turizmi në UIqin, Fitim Avdiut, ka ardhur nga fëmijët e qytetit.

Sipas tij disa të mitur ia kanë ndërruar vendet numrave, por që tash gjithçka është në rregull dhe numrat janë vendosur në pozicionet e duhura.

“Fëmijët e qytetit ia kanë ndërru vendet. Tash është mirë 2022, është ndërru menjëherë”, ka thënë Fitim Avdiu.