Viti 1999 kur Franca u sillte ndihma qytetarëve të Kosovës (VIDEO)

Qeveria e Kosovës sot mori vendim që t’i jap donacion shtetit francez për ta rindërtuar katedralën Notre Dame e cila u dogj ditë më parë.

Kryeministri i vendit deklaroi se kjo është një ndihmë për Francën ndërsa shuma e cila do të dhurohet mbetet të dihet nesër.

Gjatë luftës në Kosovë, shteti francez ishte përkujdesur për popullatën kosovare që kishte mbetur jashtë shtëpive. Ata kishin sjellur ndihma ushqimore, të veshmbathjes dhe të tjera.

Disa pamje që qarkullojnë në internet, paraqesin pikërisht ndihmën franceze për popullin e Kosovës gjatë vitit 1999.