Vitamina që e parandalon tipin 2 të diabetit

Një studim i ri ka zbuluar se dozat e larta të vitaminës D për personat para-diabetik mund ta shpejtojnë metabolizmin e glukozës, gjë e cila pastaj e ngadalëson zhvillimin e kësaj sëmundje.

Reagimi i insulinës te indet muskulore është përmirësuar kur pacientët e diagnostikuar së fundmi me diabet kishin përdorur vitaminë D3

Hulumtuesit kanë përdorur një dozë rreth 5 deri 10 fish më të madhe sesa sasia e rekomanduar ditore për një periudhë prej 6 muajve.

Sipas raportimeve, më shumë se 100 milionë amerikanë janë duke jetuar për momentin me diabet ose me para-diabet.

Para-diabeti ndërlidhet me nivele më të larta të glukozës në gjak sesa nivelet normale.

Nëse nuk trajtohet, brenda 5 viteve mund të shpie në tipin 2 të diabetit.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “European Journal of Endocrinology”.

loading…