Vishaj: Ndarjen e buxhetit për KQZ-në mund ta bëjë Kuvendi

Ish anëtari i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Binak Vishaj, ka thënë se ndarjen e buxhetit për KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës.

Sot në mbledhjen e Qeverisë së dorëhequr, ku u vendos që të këshillohet nga Gjykata Kushtetuese se çfarë vendime mund të ndërmarrë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, u diskutua edhe për mungesën e buxhetit të KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve.

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë në dorëheqje, gjatë diskutimeve në mbledhjen e Qeverisë kishte thënë se KQZ-ja s’ka buxhet sepse viti 2019 nuk ishte vit elektoral. Këtë më vonë e sqaroi përmes një reagimi duke thënë se “kam ngritur një pyetje legjitime mbi atë se cilat janë proceduat që duhet ndjekur për të siguruar buxhetin për mbajtjen e zgjedhjeve, përderisa diçka e tillë nuk është e paraparë këtë vit në planin buxhetor për shkak se rëndom viti 2019 nuk është planifikuar si vit elektoral. Kjo është diçka që nuk mund të anashkalohet dhe verifikimi i mandatit të Qeverisë në dorëheqje për të siguruar buxhetin për zgjedhjet është më se i nevojshëm”.

“Ndarja e buxhetit për zgjedhje është veprim krejt teknik. Për më tepër KQZ-ja që nga shpallja e pavarësisë vetem zgjedhje të jashtëzakonshme ka organizuar, vetem zgjedhje te rregullta nuk ka organizuar asnjeher deri me tani dhe ndajrja e buxhetit nuk ka qenë problem e nuk mundët të bejë përjashtim as për këto zgjedhje, këtë mund ta bëjë Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Qe zgjedhjet te jenë kredibile dhe të besueshme KQZ-ja duhet të plotësohet sa më parë, kjo do siguronte zgjedhje te lira transparente fer dhe demokratike me standarde europiane tashmë të arritura nga ana e KQZ-së”, ka shkruar Vishaj në Facebook. /Ballkani.info/

loading…