Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate ka folur në një linjë me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket propozimit të presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ymeri shkruan se çka po na duhet tash gjendja e jashtëzakonshme, derisa, thotë se kjo do të kishte implikime tjera politike dhe demokratike.

“Deri tash nuk pashë e as dëgjova ndonjë propozim se si do të duhej të menaxhohej situata ndryshe. Përveç se reagim për situatën, shpallja eventuale e gjendjes së jashtëzakonshme ka edhe implikime politike e demokratike”, ka shkruar ai.

E çka po na duhet gjendja e jashtëzakonshme?

Sepse deri tash nuk pashë e as dëgjova ndonjë propozim se si do të duhej të menaxhohej situata ndryshe.

Pērveç se reagim për situatën, shpallja eventuale e gjendjes së jashtëzakonshme ka edhe implikime politike e demokratike.

— Visar Ymeri (@VisarYmeri) March 18, 2020