Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Visar Ymeri ka bërë të ditur se në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie kanë dorëzuar kërkesën për interpelancë ndaj pagës minimale në Kosovë.

Paga minimale është pragu nën të cilën nuk mund të paguhet askush. Niveli i saj është ndër treguesit kryesorë për mirëqenien e një vendi thuhet ne postimin e tij në Facebook.

Ymeri mes të tjerash në llogarin e tij shtoj se do të angazhohet për një pagë minimale që i garanton secilit përmbushjen e nevojave bazike për jetë. Niveli aktual prej 130 (për të punësuarit deri në 35 vjeç), respektivisht 170 eurosh (për të tjerët), është larg prej arritjes së këtij synimi.