PSD

Visar Ymeri: Forcat politike duhet ta gjejnë një zë të përbashkët për dialogun

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë se seanca e nesërme kur pritet të votohet një rezolutë do të mbahet në mënyrë që të kornizohet procesi i dialogut me Serbinë.

“Synohet që në bazë të parimeve kushtetuese të pamundësohet ideja – që në Kosovë po mbahet nga vetëm një njeri – korrigjimi i kufirit dhe këmbimi i territoreve. Dialogu me Serbinë është çështje jashtëzakonisht e ndjeshme për Republikën e Kosovës dhe forcat politike duhet të gjejnë një zë të përbashkët, që ky dialog ta nxjerrë maksimumin për Republikën e Kosovës”, ka thënë Ymeri, njofton Klan Kosova.

Sipas tij Kosova nga dialogu me Serbinë duhet ta fitojë njohjen.

“Nëse nuk ka njohje formale kot flasim për çfarëdo marrëveshje. Nëse flasim për personin dhe jo për zyrën nuk mund të ndahen lehtë kur kemi të bëjmë me këtë situatë konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse është faza më e rëndësishme në dialog sepse çdo gabim mund t’i kushtojë Kosovës”.