Komisioni për delegimin e gjyqtarëve, sot përmes shortit ka caktuar arbitrat e javës së 10-të në Albi Mall Superligë.

Ndeshja kryesore është ajo në Suharekë ku ndeshën Suhareka  e Prishtina, derisa “bilbili” kryesor i  është besuar gjyqtarit Visar Kastrati, shkruan Ballkani.info.

Joshëse është edhe ndeshja Gjilani – Llapi derisa gjyqtari kryesor aty është Dardan Çaka.

Një ndeshje e nxehtë pritet të jetë edhe ajo që zhvillohet në Klinë ndërmjet Dukagjinit e Ballkanit derisa ndarjen e drejtësisë këtu do ta bëjë Ilir Mehmeti.

Më poshtë gjeni komplet delegimin e gjyqtarëve për këtë javë: