Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, po vazhdon ta përforcojë ekipin e tij për zgjedhjet e 12 tetorit.

A sot e ka prezantuar ardhjen e re në ekipin e tij, Elsa Aliun.

“Mirë se erdhe në ekipin tonë, Elsa! Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje Elsa Aliut, studente e dalluar dhe aktiviste e zëshme që në moshë të re, me kontribut të vazhdueshëm për të rinjtë e Ferizajt”, ka shkruar Azemi.

Sipas tij, Elsa po i bashkohet një ekipi që punon me ndershmëri e përkushtim, jo për interesa të ngushta, por për një Ferizaj të jetueshëm për të gjithë.

“LDK mbetet derë e hapur për secilin që angazhohet me dashni dhe nder për qytetin tonë! 💙✌”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: