“Ka shumë lagje në Ferizaj, ku uji ndërpritet cdo ditë”, kështu ka thënë kandidati për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, duke premtuar se uji i pijshëm do të jetë prioriteti im i parë.
“Ka fshatra ku uji vjen i papastër. Ka familje që nuk dinë a do të kenë ujë në orën 5 apo jo. Uji i pijshëm do të jetë prioriteti im i parë. E dimë që nuk zgjidhet brenda natës, por e zgjidhim me plan, me përkushtim dhe me bashkëpunim”, ka thënë Azemi.
Azemi ka thënë se e vërteta është se Ferizaji nuk është që s’ka ujë, por rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit është keqmenaxhuar, derisa sot qytetarët kanë ujë që nuk pihet.
“Nuk ka kuptim me investu në ndërtim kur s’ke ujë në çezme. Nuk ka logjikë me bo nënkalime, kur qytetari nuk ka ujë për pastrim”, ka thënë Azemi. Sipas tij, raportet e fundit tregojnë se 20% e mostrave ose një e katërta, kanë treguar se uji në shtëpi dhe në shkolla është i papërshtatshëm për pije. “Kjo nuk është thjesht neglizhencë, kjo është rrezik për shëndetin e qytetarëve”, ka përfunduar Azemi.







