Visar Azemi: Martin Berishaj është bankomat i LVV-së

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se LVV ka vendosur në krye te sistemin energjetik të vendit, personin i cili ka udhëhequr me komisionin e kësaj partie për energji.

Sipas Azemit, dy vjet menaxhim me KEK-un, Krasniqi ka prodhuar vetëm kriza energjetike. Sipas tij keqmanaxhimi dhe keqpërdorimi i KEK-ut ka rritur nevojat për import të energjisë elektrike.

“Këtu janë bashkë trinomi, Kurti, Berishaj e Krasniqi, sepse Kurti i ka emëruar të dy këta dhe kjo ka qenë situatë se z.Krasniqi dhe z.Berishaj janë takuar së bashkë në Kroaci në kohën kur Kosova ka importuar energji e kur ambasadori Berishaj ka qenë përfaqësues i GEN-it në Serbi, kompanisë sllovene që ka shitur energji elektrike në rajon dhe këto janë copëza që kur t’i grumbullojnë ta paraqesin situatën e qartë”, ka thënë Azemi.

Pos kësaj, zyrtari i lartë i LDK-së ka pohuar se partia në pushtet po e mbron korrupsionin sepse sipas tij diçka e përbashkët po i lidh, KEK-u, importin e energjisë që e ka bërë ambasadori Berishaj dhe shifrën mbi 1 milion euro që janë tërhequr në Kosovë.

Ndërsa sa i përket deklarime të qeverisë e të KEK-ut se fitimi ka qenë 107 milion euro, sipas Azemit kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe mungesës së investimeve kapitale nga kjo kompani.

Kjo qeveri sipas tij nuk ka bërë asnjë investim në sektorin e energjisë, duke refuzuar edhe gazin amerikan edhe investitorët e tjerë që po presin për investime në energji të ripërtritshme

“Si duket qëllimi paska që vetëm të importojnë energji elektrike nga Martin Berishaj dhe të njëjtin ta shfrytëzojnë si bankomat.”