LDK në Ferizaj do të ketë 45 kandidatë për asamble komunale.
Listën e plotë e publikoi Visar Azemi, kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.
Ai tha se ekipi përbëhet nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetin e Ferizajt.
“Ekipi ynë është gati!
Jam tejet i lumtur t’ju prezantoj super ekipin për Asamblenë Komunale të Ferizajit.
Nga të rinjt plot energji, te profesionistët me përvojë, jemi gati të punojmë për një Ferizaj të jetueshëm për të gjithë. Këta janë njerëzit që do të punojnë me mua për ta ndalur betonizimin e qytetit
, për t’i kthyer hapësirat e gjelbra
, për të zgjidhur problemin e ujit të pijshëm
, për të përmirësuar arsimin
dhe për të forcuar shëndetësinë
.”, ka shkruar Azemi.
Postimi i plotë:







