Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, e ka shpërfaqur një realitet të hidhur që mbretëron në këtë qytet.
Ai bashkë me dy gra ka tentuar që të ecë nëpër qytet, por jo vetëm që kjo ka qenë e pamundur për shkak të ndërtimeve shkeleshko, por kjo duket edhe si sport ekstrem.
“Ecja në Ferizaj është kthyer në sport ekstrem! Sot, me Jehonën dhe Veronën pamë nga afër se sa të rrezikuar janë fëmijët dhe nënat me karrocë, që detyrohen të ecin në rrugë, sepse trotuaret mungojnë. Qytetit i duhen trotuare. Ne kemi një plan për këtë”, ka shkruar ai.
Në vazhdim ndiqeni pamjet:
@ballkani.info Në Ferizaj ecja në rrugë mund të duket sport ekstrem
♬ original sound – Ballkani.info







