Virusi i ri anglez/ Godet më shumë të rinjtë dhe është më ngjitës?

Britania e Madhe thotë se ka pikasur dy raste të reja të një varianti të ri të koronavirusit.

Sipas BBC, rastet janë kontakte të njerëzve që kanë udhëtuar në Afrikën e Jugut, prej nga e ka origjinën ky variant i ri.

Menjëherë janë vendosur kufizime për udhëtimet drejt Afrikës së Jugut.

Varianti i ri ka shkaktuar mjaft shqetësim në vendin afrikan, pasi është bërë varianti dominues në vend.

Edhe pse kanë evoluar në mënyrë të ndarë, varianti mutant i Afrikës së Jugut është i ngjashëm me atë të Britanisë së Madhe.

Sipas ‘Guardian’, varianti i Afrikës së Jugut duket se është më ngjitës dhe godet më fort të rinjtë.

Megjithatë, kërkimet për këtë variant po vazhdojnë akoma. Sipas gazetës britanike, duket se virusi nuk provokon simptoma më të rënda dhe nuk kërkon trajtim ndryshne.

Ekziston frika se mutacionet e këtij virusi bëjnë të mundur që individët të ri-infektohen edhe pse janë shëruar më parë.

Varianti u zbulua në mënyrë rutinore. Ai ka disa ndryshime në proteinën që i mundëson virusit të ngulet te qliezat njerëzore. Kjo mendohet se e bën më të lehtë infektimin.