VIP-at pozojnë me veten, përgjigjja ndaj “sfidës së 10 viteve”

Rrjetet shoqërore mbushen me “sfida” herë pas here, dhe më e fundit quhej “10 year challenge”, apo “sfida e 10 viteve”, ku përdoruesit vinin një foto të 10 viteve më parë dhe një foto të ditëve të sotme, duke treguar ndryshimet.

Por një faqe meksikane në Facebook, e quajtur XP Fotografia, që merret me punime fotosh profesionale, e ka çuar këtë lojë më tej, duke u bërë montazhe VIP-ave më të njohur botërorë.

Në këto montazhe, personat më të famshëm të historisë muzikore shfaqen në moshë të re e të vjetër, dhe duken sikur po pozojnë me veten e tyre. Fotot krijojnë një ndjesi të veçantë, si dhe janë mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur “sfidës së 10 viteve”.