LAJMI I FUNDIT

Violeta Kukaj triumfon në betejën gjyqësore me ish-bashkëshortin

Këngëtarja Violeta Kukaj ka fituar betejën ligjore kundër ish-bashkëshortit të saj, i cili e akuzonte për vjedhje/mashtrim, siç ka njoftuar avokati i saj, Skender Musa.

Ish-bashkëshortit të saj, Faik Retkocerit, i është caktuar një dënim me kohëzgjatje prej 2 vitesh, me kusht që në një afat prej 3 vitesh nuk do të kryejë vepra penale të ngjashme.

Avokati ka konfirmuar gjatë procesit gjyqësor se ish-bashkëshorti i këngëtares nuk vuante nga asnjë çrregullim mendor, në kundërshtim me pretendimet e tij.

““Gjatë këtij procesi gjyqësor është vërtetuar se i dënuari nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor, është vërtetuar se veprën penale e ka kryer me dashje direkte duke qenë në dijeni për pasojat që mund ti shkaktohen palës së dëmtuar si dhe në bazë të ekspertizës nga Instituti i Forenzikës Neuropsikiatrike të Kosovës është vërtetuar se i dënuari të gjitha veprimet që i ka ndërmarrë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe gjatë periudhës së ndarjes bashkëshortore ka qenë me vetëdije të plotë dhe nuk ka pasur ndonjë çrregullim që do të ndikonte në vullnetin e tij”, thuhet në njoftimin e avokatit.”

Avokati Musa ka shtuar se sulmi i dënuarit në emisionin “Shihemi në gjyq” ka ndikuar negativisht në opinionin publik.

“E ndodhur para një presioni të paparë në kohën kur femiciti në Republikën e Kosovës është rritur, në kohën kur numri i dhunës ndaj grave, numri i vrasjeve ndaj grave është rritur, sulmi i orkestruar nga i dënuari përmes emisionit të porositur Shihemi në gjyq ka hutur opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë se kinse Violetë Kukaj ka kryer vepra të ndryshme penale”, ka shkruar avokati.