Vinicius Junior i shkruan edhe bukuroshes Gea Braha

Bukuroshja shqiptare, Gea Braha, është bërë ‘shënjestra’ e radhës për futbollistin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Braziliani njihet si një fans i flaktë i reperes nga Kosova, Tayna, ndërsa ai ka zgjedhur t’i shkruajë edhe një tjetër shqiptareje.

Valltarja televizive e shndërruar në moderatore numëron mbi 271 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa profili i saj është i mbushur me imazhe që nuk ë lënë askënd indiferent.

View this post on Instagram

Hola

A post shared by Gea Braha (@gea.braha) on

Ndërsa përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se Vinicius i ka shkruar duke ia dërguar një fotografi.

Prezantuesja ka zgjedhur ta publikojë këtë në profilin e saj me mbishkrimin: “Nuk do ta var, jo, kot e ke”, të shoqëruar me një simbol që tregon se e ka për shaka.