Vinicius Junior e pret shansin e tij te Real Madridi

Talenti brazilian Vinicius Junior nuk ka arritur të gjejë hapësira te Real Madridi përkundër që “Los Blancos” po kalojnë nëpër një formë të dobët.

Ish lojtari i Flamengos nuk është i shqetësuar për mungesën e minutave duke thënë se ende ka nevojë për kohë në mënyrë që të adaptohet te 13 herë kampionët e Europës.

Vinicius ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje në La Liga edhe ato si zëvendësues, 18 vjeçari nga grumbullimi i kombëtares U20 të Brazilit është i kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat.

“Jam i qetë sepse vetëm sa arritur këtu. Jam i lumtur me grupin dhe dëshiroj të stërvitem sa më shumë që t’i ndihmojë bashkëlojtarëve. Nuk ka patur asgjë më të mirë se debutimi në Santiago Bernabeu. Të luash për Real Madridin ka qenë gjithmonë ëndërr e imja”, ka thënë adoleshenti brazilian për Marcan.

Vinicius Junior u transferua te Real Madridi verën e kaluar nga Flamengo për 35 milionë euro.