Vinicius Jr. më i riu që shënon gol në një “Clasico” në La Liga

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior është bërë lojtari më i ri që ka shënuar gol në një derbi ndaj Barcelonës në La Liga në shekullin e XXI.

Vinicius ka shënuar për epërsinë 1:0 të Realit ndaj Barcelonës në ndeshjen e sotme. Ai shënoi në minutën e 71-të. Me 19 vjet e 233 ditë, Vincius ka thyer rekordin e Lionel Messit të Barcelonës. Messi kishte shënuar në Clasico në La Liga me 19 vjet e 259 ditë.