Të dy yjet e kinematografisë, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez do të jenë përsëri në kapitullin e nëntë të sagës “Fast & Furious”.
Me anë të një videoje, Diesel tregoi lidhjen e ngushtë shoqërore mes tyre, të nisur në vitin 2001 në filmin “The Fast and the Furious”. ‘E adhuroj kur engjëlli luan për mua… Dom dhe Letty’, shkruan Diesel, transmeton tch.
“Fast & Furious” është një prej filmave që ka arkëtuar më shumë para në të gjitha kohërat, duke prekur shifrën e 5 miliardë dollarëve.
Filmi është shndërruar në fenomen global që ka bërë për vete publikun, me aksionin, personazhet unikë dhe makinat e shpejtësisë.







