Një rrugë pranë Londrës, e quajtur Bulevardi Hampstead, ka gjithsej 66 shtëpi pasanikësh, disa nga pronat më të çmuara në Britani.

Por pothuajse të gjithë milionerët i kanë blerë ato si shtëpi dytësore, të cilat i vizitojnë shumë rrallë. Madje, 95% e tyre nuk jetojnë aty, ndërsa disa nuk janë shfaqur në to që prej 25 vitesh.

Kjo ka bërë që disa nga vilat luksoze të lihen në mëshirë të forcave të natyrës dhe të krijojnë pamje vërtetë ngjethëse.

Shumica e shtëpive janë blerë nga pasanikë nga vitet 1989 deri në 1993.

loading…