Pesë vite kanë kaluar që nga vdekja e ish trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, i cili u prek nga një sëmundje e rëndë, duke i marrë shumë shpejt jetën.
Ish avokati i tij, Jordi Roura ka zbuluar një prapaskenë e ditëve të fundit të jetës së Vilanovës, ku gjashtë ditë para vdekjes ishte në një mbledhje urgjente te Barcelona sepse Lionel Messi mund të largohej.
“Është e vërtetë se Messi nuk ishte i sigurt për të vijuar tek Barcelona, Vilanova mori pjesë në atë mbledhje, ata folën për orë të tëra dhe kjo është e vërtetë. Edhe pse unë nuk e di se çfarë u tha në atë mbledhje, por di që Messi vendosi të qëndrojë te Barça, fatmirësisht”, tha avokati Roura në një intervistë në Spanjë.
Rorua e përkufizoi të ndjerin Vilanova si një njeri të thjeshtë, me personalitet të madh. Sipas tij, ish trajneri dinte të përballonte situata të rëndësishme, për këtë ai ishte special. Tek Barça pati momente të vështira, por ai i kaloi me profesionalizmin që e karakterizonte.







